LajmeMaqedoniTopLajm

TV21 mëson: MEPSO në konsultim me Qeverinë, do të anulohet marrëveshja me largpërçuesin me Shqipërinë?!

TV21 mëson se do të anulohet marrëveshja me “Energoinvest” nga Sarajeva për ndërtimin e largpërçuesit me Shqipërinë. MEPSO tashmë është në konsultim me Qeverinë dhe pret vendim përfundimtarë që me shumë gjasa do të jetë anulimi i marrëveshjes me kompaninë nga Sarajeva në vlerë prej 17 milionë eurove. Pikërisht tema e parë në emisionin “Biznes 21” ishte hulumtimi “Ku përfunduan 50 milionë euro për lidhjen tonë energjetike me Shqipërinë?!” Si mundet, pas 10 viteve premtime dhe 50 milionë eurove të siguruara që nga viti 2015 sot kemi vrimë financiare dhe projektet strategjike nuk lëvizin nga vendi.

Largpërçuesi interkonektor me Shqipërinë ishte edhe temë e pyetjeve të deputetëve në Kuvend. Kryeministri Hristijan Mickoski nga foltorja që nga fundi i nëntorit paralajmëroi anulim të marrëveshjes dhe akuzoi për krim me përmasa epike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close