LajmeMaqedoni

Nuhi Neziri: Urime Tearcë, këshilli komunal sot themeloi çerdhen “Foleja”dhe zgjodhi drejtorin, ta gëzojnë fëmijët tanë

Këshilli i komunës së Tearcës sot në seancën e 38 të këshillit ka miratur disa pika nga rendi i ditës ndërsa një nga pikat më të rëndësishme që gëzon banorët e komunës është themelimi i çerdhes komunale “Foleja”  ndërsa ushtrues detyre drejtor i institucionit Çerdhja për fëmijë ” FOLEJA ” është zgjedhur Znj. Merita Elmazi, shkruan Top24

Lajmin për themelimin e çerdhes e ka bërë të ditur kryetari i këshillit komunal Besnik Osmani.

“Më besoni jam shumë i emocionuar, tani më fëmijët tanë do të kenë një vend që të mos malltretohen deri në Tetovë. Kjo çerdhe sot më ka kthyer gëzimin dhe se po e plotësoj edhe një nga premtimet e mia si kryetar i komunës së Tearcës. Ditë të mira për secilin banorë të komunës sonë”, tha Nuhi Neziri kryetar i komunës së Tearcës.

 

Sot 17/12/2024 u mbajtë seanca e 38 e Këshillit të Komunës së Tearcës .
🟪Rendi i ditës ishte i përbërë nga 19 pika dhe 5 pika plotësuese të cilat u miratuan njëzëri !
1️⃣ U miratuan programet për vitin 2025
2️⃣ U verifikua mandati i anëtarit të ri të
këshillit komunal Z.Fatir Ameti .
3️⃣ THEMELUAM ÇERDHEN KOMUNALE “FOLEJA”
4️⃣Zgjodhëm ushtrues detyre drejtor i institucionit Çerdhja për fëmijë ” FOLEJA ” Znj. Merita Elmazi .
🟦Shfrytëzoj nga rasti të shprehë faleminderim për të gjithë ata që kontribuan në jetësimin e kësaj kërkese të kahmotshme të banorëve të komunës sonë , pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore Çerdhja për fëmijë ” FOLEJA ” do të lëshohet në funksion me të gjitha standartet më të larta Europiane dhe botërore !
🟨TA GËZOJNË FËMIJËT , MË TË DHASHURIT E KOMUNËS SË TEARCËS DHE RRETHINËS .🏫
✅️ QYTETARËT NË REND TË PARË

Related Articles

Back to top button
Close
Close