
Në kuadër të projektit”Fuqizimi i Këshillave komunal-Faza 2″ që realizohet në komunën e Tearcës, si rezultat i zbatimit të suksesshëm të projektit, komuna e Tearcës përfitoi vendosjen e audio dhe video pajisjeve me të cilat do të mundësohet shkallë më e lartë e transparencës në punën e Këshillit të komunës së Tearcës.
Gjithashtu,në kuadër të këtij projekti,me datë 12.12.1024 u mbajt trajnimi në vendin e punës që kishte për qëllim pjesëmarrjen dhe gjithëpërfshirjen e të gjithë aktorëve në krijimin e politikave komunale dhe rritjen e njohurive dhe aftësive praktike të këshilltarëve komunal në fushën e buxhetimit dhe planifikimit urbanistik.Temë e trajnimit ishte “Burimet e financimit,proces i buxhetimit në kontekstin e planifikimit hapësinor dhe urbanistik komunal”.Në këtë trajnim morrën pjesë këshilltarët komunal dhe administrata komunale.
Projekti realizohet në kuadër të Programit “Fuqizimi i Këshillave komunal-Faza Faza 2” financuar nga Qeveria Zvicerane dhe Ministria e vetëqeverisjes lokale,dhe bashkëfinancuar dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim(UNDP) në bashkëpunim me partnerë nacional dhe lokal.



