LajmeSport

Majk Tajson: Nuk e mbaj mend luftën kundër Xhejk Pollit!

Një muaj pas luftës kundër Xhejk Poll, boksieri legjendar Majke Tajson dha një intervistë për “Fox Sports Radio”, në të cilën zbuloi se nuk mban mend asgjë nga meçi i asaj dite. Boskieri

58-vjeçar humbi përballjen me vendim të gjyqtarëve, pas tetë raundesh ndaj 27-vjeçarit Poll dhe me meritë, duke pasur parasysh se ai arriti të godasë “YouTuber”-in vetëm 18 herë në të gjithë luftën. Legjendari ‘Iron Majk’ ka marrë 78 grushte dhe ka treguar se as që i mban mend.

Nuk e mbaj mend luftën. Më ra të fikët pak. Më kujtohet vetëm fillimi i raundit të dytë, Xhejk po bënte diçka, nuk e kuptoja se çfarë”, ka thënë fillimisht Tajsoni, i cili padyshim kujton vetëm se Poll, iu përkul në fillimi i raundit të dytë.

Siç thotë ai, nuk i mban mend ato 78 goditje që ka marrë, por që kanë lënë gjurmë tek ai.

Nuk e mbaj mend forcën e grushteve të tij, por më dhimbte i gjithë trupi pas përleshjes, veçanërisht gjoksi dhe stomaku”.

Kur u pyet nëse i vjen keq që rihyri në ring në fund të viteve pesëdhjetë, Tajson ishte i sinqertë.

Një ditë pas përleshjes u zgjova dhe e pyeta gruan time: “Pse u ndesha?” Thjesht nuk e di se çfarë dreqin po ndodhte”, përfundoi boksieri legjendar

Related Articles

Back to top button
Close
Close