
Koordinatori i Grupit Parlamentar të Frontit Evropian dhe deputet i BDI-së, Blerim Bexheti, kritikon kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, se është marrë me retorikë dhe flet publikisht për balancuesin para mediave.
Bexheti kritikoi edhe anëtarët e Qeverisë nga radhët e koalicionit VLEN, duke i cilësuar si “subjekte”.
“Kryeministri Hristijan Mickoski e ka ditur paraprakisht se si do të zhvillohen ngjarjet në Gjykatën Kushtetuese dhe ka paralajmëruar se sa dispozita do të shfuqizohen. Dua ta bëj të qartë se nëse respektojmë Marrëveshjen Kornizë do të respektohen të gjitha institucionet dhe vendimet që dalin nga Kushtetuta. Nuk është rastësi që për Marrëveshjen e Prespës dhe Ligjin për Gjuhët ka një konkluzion nga vetë Gjykata Kushtetuese që të gjithë gjyqtarët duhet të marrin pjesë. Të gjitha problemet nisën nga Gjykata Kushtetuese”, tha deputeti.



