LajmeMaqedoni

Neziri: Komuna е Tearcës i bashkohet fushatës „ Komuna në pëllëmbë të dorës “.

Kryetari i komunës së Teracës, Nuhi Neziri ka ndarë sot gjatë ditës lajmin se komuna që drejton i është bashkuar fushatës „ Komuna në pëllëmbë të dorës “, një nismë që synon të rrisë transparencën dhe llogaridhënien në qeverisjen lokale përmes përdorimit të përmirësuar të faqeve të internetit të komunave, shkruan Top24

Fushata u përgatit nga Projekti i USAID-it për Përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve, në bashkëpunim me Ministrinë e Pushtetit Lokal. Komuna jonë bashkëpunon në mënyrë aktive me këtë projekt me qëllim për të:

• Përmirësuar menaxhimin e financave publike komunale;
• Planifikim dhe realizim më efikas i buxhetit;
• Rritjen e transparencës dhe llogaridhënies fiskale;
• Përmirësimin e mbledhjes së të hyrave nga burimet vetanake;
• Qasje më e madhe në burimet e jashtme të financimit;
• Krijimin e kushteve për përfshirjen e sektorit privat
Qëllimi i fushatës “Komuna në pëllëmbë të dorës” është informimi i qytetarëve dhe bizneseve për të drejtat dhe detyrimet e tyre, si dhe për t’u siguruar atyre qasje më të lehtë në shërbimet komunale.
Në kuadër të fushatës, ne do të përditësojmë rregullisht kanalet tona të komunikimit me informacione të reja nën juridiksionin e komunës, të cilat do të inkurajojnë qytetarët të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse dhe të informohen në mënyrë aktive për funksionimin e komunës.
Ftojmë të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara që t’i bashkohen kësaj nisme dhe të mbështesin fushatën, e cila do të rrisë transparencën dhe llogaridhënien në vetëqeverisjen lokale.
Vizitoni faqen e bashkisë, kërkoni dhe merrni informacionin e nevojshëm.
Përfshihuni në krijimin e një komune transparente

Related Articles

Back to top button
Close
Close