
Një video skandaloze është publikuar në mediat ruse ku një gjeneral i ushtrisë shihet i zhveshur teksa i dërgon femrave femrave imazhet e padenja, në një kohë që ushtarët e tij copëtohen nga predhat e artilerisë në frontin e luftës në Ukrainë.
Gjenerali 59 vjecar Alexander Matovnikov, komandant i forcave tokësore ruse duket se bënë këtë për herë të dytë teksa eshte fajësuar për dështimet e trupave të tij në frontin e betejës në Kursk, shkruan rrjeti britanik The Sun.
Por teksa ushtarët e tij copëtohen në fushëbetejë, ai mendon për t’i treguar pjesët private një gruaje të paemëruar në internet.
Më pas në video, ai i premton gruas në anën tjetër të kameras: “Po deshe vijmë këtu javës tjetër, bëjmë një banjo avulli”.
“Vetëm se duhet të kesh këpucë pasi dyshemeja është gjithë vrima”, shton ai, sipas The Sun.
Mes të tjera vulgaritetesh, gjenerali i thotë gruas se “e do shumë” dhe pret të takohen së shpejti.
Kjo nuk është hera e parë që Alexander, është gjetur në një pozitë të tillë, teksa një skandal i ngjashëm u publikua në shkurt të vitit të shkuar, por shefi tij Putin nuk duket se ka marrë asnjë veprim disiplinor megjithë publicitetin negativ.
Mediat e Ukrainës thonin për incindetin e vjetshëm se kishin regjistruar videon me dron spiunazhi.
Rrejti ‘Union’ shkruante: “Ky striptisti në video është zv. komandanti i forcave tokësore ruse, ish-i dërguari presidencial Alexander Matovnikov.”
“Siç e shihni përfaqësuesit më të mirë të Rusisë dërgohen për të mbështetur Alexander [Lukashenko].”
“Nuk duhet të habitemi me atë që ndodhi në fushën ajrore Machulischi në Bjellorusi.”
Matovnikov ka një seri medaljesh dhe është fotografuar pranë Putin.
Kanali VChK-OGPU në rrjetin Telegram thotë se dështimet e gjeneralit në fushëbetejë vijnë ngaqë ishte “i zënë duke bërë sauna e duke dërguar video vulgare.”
Gjenerali “lakuriq” është martuar dy herë dhe ka tre fëmijë, shkruan rrjeti britanik The Sun.








