
Pas punimeve të rrugëve Pirok-Rakovec, punimet kanë filluar edhe në fshatin Kamjan, ka njoftuar kreu i komunës së Bogovinës Besnik Emshiu, shkruan Top24.
Një rrugë e cila ka qenë e pakalueshme dhe në gjendje të mjerueshme, tashmë ka marrë formën e një rruge moderne. Sipas kreut të komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu punimet po zhvillohen në të gjitha pjesë e komunës së Bogovinës dhe janë në përfundim të sipër.









