
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, po qëndron në një vizitë zyrtare në Tiranë ku është pritur nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali. Spiropali theksoi se angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare dhe të shqiptarëve në vendin mik dhe fqinj, për të ndërtuar një shoqëri dhe një vend tërësisht demokratik, me kohezion social dhe barazi për të gjithë qytetarët; angazhimin e faktorit shqiptar në përshpejtimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, shkruan Top24
Me mikun e mirë, politikanin e urtë, z. Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së, personalitet i njohur i shqiptarisë, diskutuam për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të cilat janë e duhet të jenë pakthyeshme; angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare dhe të shqiptarëve në vendin mik dhe fqinj, për të ndërtuar një shoqëri dhe një vend tërësisht demokratik, me kohezion social dhe barazi për të gjithë qytetarët; angazhimin e faktorit shqiptar në përshpejtimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.



