
Në vazhdën e shumë investimeve që po realizohen në komunën e Tearcës, kryetari i komunës Nuhi Neziri ka njoftuar se do të fillojë ndërtimi i kanalizimit në fshatin Tearcë në krahun e nr 20 dhe nr.108, shkruan Top24
“Nuk është asgjë e jashtëzakonshme, është angazhimi i institucional i komunës dhe i imi si kryetarë për të plotësuar të gjitha kërkesat e banorëve të komunës së Tearcës që kjo komunë të mer pamjen e një qyteze të merituar”, tha Nuhi Neziri kryetar i komunës së Tearcës.
Neziri më tej shton se komuna do të filloj edhe në shumë lokacione të tjera me investime kapitale të mëdha të cilat do të përmirësojnë edhe më shumë jetën e banorëve të komunës së Tearcës.



