Pas publikimit të listës së zezë së Departamentit Amerikan të Shtetit për përfshirjen në listë të dy personaliteteve të Maqedonisë së Veriut, përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar kryetari i ASH-së, Ziadin Sela i cili ka kërkuar të apostrofuarve të tërhiqën nga jeta institucionale dhe politike, e si qytetarë të lirë të përballen me akuzat, shkruan Top24
Aleanca për Shqiptarët në vazhdimësi ka qenë një prej aktorëve politik që ka dënuar dhe denoncuar publikisht lidhjet e gjyqësorit me politikën dhe oligarkinë andaj edhe sot përshëndesim vendimin e fundit të SHBA-ve, partnerit më të rëndësishëm strategjik të RMV dhe popullit shqiptar.
Lufta kundër korrupsionit shënon një hap të rëndsishëm në sendërtimin e shtetit të së drejtës dhe ardhmërisë sonë. Ftojmë të apostrofuarit, të tërhiqën nga jeta institucionale dhe politike, e si qytetarë të lirë të përballen me akuzat.
Përgjegjësia individuale është gurthemeli i një shteti modern, i paanshëm dhe demokratik.
Aleanca për Shqiptarët dhe unë si kryetar i saj, mbetemi një partner i besueshëm dhe besnik i SHBA-ve, duke ndarë vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës.



