BotaLajme

Rënia e Assadit sjell gëzim dhe në Afganistan, mbështetësit e talebanëve shpërndajnë ëmbëlsira

Qeveria talebane në Afganistan ishte ndër të parat në botë që reagoi ndaj zhvillimeve në Siri, duke uruar rebelët dhe duke shprehur shpresën për “qeverinë islame” në vend.

Mbështetësit e talebanëve dhe disa nga aleatët e tyre po shpërndanin gjithashtu ëmbëlsira në tubime në shumë provinca për të përshëndetur largimin e Asadit nga pushteti.

Talebanët janë ndjekës të mendimit ekstrem sunit dhe xhihadistëve. “Lidhjet e tyre ideologjike” janë një nga arsyet që talebanët kanë simpati të madhe për rebelët xhihadistë në Siri.

Një zyrtar i lartë taleban, që punonte në zyrën presidenciale, shkroi në llogarinë e tij X “Historia e Kabulit dhe Damaskut është e njëjtë, të dy kanë rënë të dielën, të dy të kapur në 11 ditë dhe udhëheqësit e të dy vendeve u larguan”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close