
Minsitri i shëndetësisë Arben Taravari sot ka nënshkruar aneks marrëveshjen kolektive me sindikatatat e mjekëve duke theksuar se me këtë marrëveshje riten pagat për punonjësit shëndetësorë, ku punonjësit shëndetësorë me arsim të mesëm do të kenë rritje prej 5.681 denarësh bruto, ndërsa po ashtu është bërë korrigjimi i koeficientëve të kompleksitetit për të gjithë punonjësit shëndetësorë, që në bruto është 3.636 denarë, shkruan Top24
Po rrisim pagat e punonjësve shëndetësorë me nënshkrimin e aneksit të Marrëveshjes Kolektive për veprimtarinë shëndetësore.
Falënderime për sindikatat për bashkëpunimin e shkëlqyer deri më tani dhe propozimet konstruktive për përmirësimin e veprimtarisë shëndetësore.




