
Me caktimin e datës së zgjedhjeve, kreu demokrat, Sali Berisha, vendosi të ndryshojë drejtuesit politikë në qarqe.
Gjatë mbledhjes së djeshme të kryesisë, u vendos që grupi i punës të përbëhet nga 36 funksionarë të PD-së. Dy ditë më parë, Partia Demokratike miratoi ngritjen e një grupi pune për qarkun e Tiranës për zgjedhjet e përgjithshme 2025, nën drejtimin e Belind Këlliçit. Por pas Tiranës, PD caktoi grupet e punës dhe drejtuesit e tyre edhe për disa qarqe të tjera në vend, për fushatën elektorale të zgjedhjeve të ardhshme të 11 majit, të dekretuara dje nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Me firmë të kryetarit të saj, Sali Berisha, nën akuzë për dosjen “Partizani” dhe i sapodalë nga arresti shtëpiak ku qëndroi për gati një vit me vendim të GJKKO, janë përzgjedhur edhe emrat për qarqet Durrës, Berat, Elbasan, Lezhë, Kukës, si dhe për Kavajën dhe Rrogozhinën.
Në Durrës është caktuar drejtues qarku politik Oerd Bylykbashi, ndërsa ndihmës në zonën e Fushë-Krujës dhe Krujës do të jetë Gent Strazimiri.
Për qarkun e Elbasanit, drejtues është caktuar deputeti Tomor Alizoti, teksa në grup do të jenë edhe 24 persona të tjerë në listë shtabi, mes tyre shumë deputetë si Aurel Bylykbashi, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Zheni Gjergji apo Qani Xhafa.
Në Lezhë prin listën deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, që do ketë si ndihmës edhe 12 funksionarë politikë të partisë, mes tyre deputetet Elda Hoti, apo dhe Lindita Metaliaj.
Kurse në Berat drejtues është caktuar Eno Bozdo, i mbështetur nga deputeti Kasëm Mahmutaj dhe 4 të tjerë. Në degët Kavajë dhe Rrogozhinë është zgjedhur drejtues kryebashkiaku Fisnik Qosja, që do ndihmohet nga Shkëlqim Hoxha, Hekuran Xhani dhe Rudin Hylviu.
Qarku i fundit ku është përzgjedhur shtabi për zgjedhjet e 2025-s është i Kukësit, me drejtues deputetin Flamur Hoxha dhe ndihmës Isuf Çelën, Miftar Dautin, Nazlie Laçin dhe Besa Manajn. Presidenti i Republikës nxori dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë. Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen në datën 11 maj 2025.
Për këto zgjedhje, Presidenti i Republikës kishte në dispozicion katër ditë të diela midis datave 15 prill dhe 11 maj 2025. Shkaku themelor për caktimin e datës 11 maj 2025 si datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve qëndron në nevojën e shprehur nga KQZja për të shfrytëzuar të gjithë kohën në dispozicion për përgatitjen e infrastrukturës ligjore dhe organizative, me qëllim që të bëhet i mundur votimi i suksesshëm dhe rezultativ i shqiptarëve nga jashtë vendit.
QARKU DURRËS
Oerd Bylykbashi, drejtues
KRUJË, FUSHË-KRUJË
-Gent Strazimiri
QARKU BERAT
-Eno Bozdo, drejtues
-Afërdita Pushi
-Ardit Bënja
-Kasëm Mahmutaj
-Kozeta Protoduari
-Zija Ismaili
DEGËT KAVAJË DHE
RROGOZHINË
-Fisnik Qosja,
drejtues grupi
-Shkëlqim Hoxha
-Hekuran Xhani
-Rudin Hylviu
Qarku Kukës
-Flamur Hoxha, drejtues
-Besa Manaj
-Isuf Çela
-Miftar Dauti
-Nazlie Laçi
QARKU LEZHË
-Agron Gjekmarkaj, drejtues
-Albert Melyshi
-Albina Deda
-Aleksandër Kovaçi
-Elda Hoti
-Kastriot Piroli
-Lindita Metaliaj
-Maksim Kola
-Mariglen Doci
-Marjana Brunga
-Salvador Kaçaj
-Ylvina Ndoj
-Zyrafete Kulli
QARKU ELBASAN
-Tomor Alizoti, kryesues
-Alesia Balliu
-Arben Elezi
-Arbjola Halimi
-Ardian Turku
-Ardit Shehu
-Aurel Bylykbashi
-Bedri Qypi
-Bjanka Çopja
-Blerim Tafani
-Daniela Shyti
-Dashnor Sula
-Doris Madhi
-Gani Cani
-Hasim Çekrezi
-Lefter Gështenja
-Megi Balliu
-Mirela Kina
-Qani Xhafa
-Sabri Sallaku
-Servet Duzha
-Shefki Çota
-Silvi Bardhi
-Zheni Gjergji



