LajmeMaqedoni

Për shkak tensioneve ndëretnike në Maqedoninë e Veriut, ndeshjet e futbollit do të luhen pa publik

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur që dy ndeshjet e fundit të pjesës së parë të sezonit 2024/25 të luhen pa publik, për shkak trazirave ndëretnike që janë shfaqur ditëve të fundit në vend.

Komisioni i garave pranoi kërkesën dhe vendosi që ndeshjet e xhiros së 17-të (3 dhjetor, ora 13:00) dhe e xhiros së 18-të (8 dhjetor, ora 13:00) në Ligën e Parë të luhen pa praninë e publikut”, sqaroi Federata.

Federata ka njoftuar gjithë ekipet e Ligës së Parë në lidhje me vendimin e fundit.

“Vendimi i Komisionit të garës është marrë për shkak të një vlerësimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme për zhvillimet e fundit dhe parandalimin e çdo lloj dhune dhe keqpërdorimi para, gjatë dhe pas ndeshjeve të futbollit”, sqaroi Federata.

Ndeshjet e javës së XVII-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, që ishin planifikuar të luhen më 1 dhjetor, janë shtyrë për 3 dhjetor.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close