
Shkruan: Ibrahim Ajvazi
Si në të kaluarën, ashtu edhe sot, vazhdon djegia e makinave dhe lokaleve të njerëzve të BDI-së
A është me rëndësi të analizohet arsyeja, pse palës tjetër po i pengon BDI-ja dhe aspak Vleni?
Sigurisht që është me rëndësi, në interpetim logjik, në shikim të parë, krijohet dhe vërtetohet fakti se natyrisht se do sulmohet BDI-ja dhe do merren me të pasi që kjo parti i prish planet dashakeqëse për shqiptarët dhe se nuk merren me Vlenin e cila ka kohë që e ka konfirmuar se është butoni i Vmro-së
Nëse flasim në fakte, mund të potencohet se më herët digjej vetura e zv. Kryeministrit të parë sepse i avanconte pozitat e shqiptarëve dhe nuk merrte urdhëra nga të tjerët përpos nga Ali Ahmeti, tash i digjet zyra këshilltarit komunal të BDI-së, Fitor Jakupit, sepse reagon nëpër seanca të këshillit komunal duke i mbrojtur interesat e shqiptarëve
Sulmet e njëpasnjëshme, janë treguesi më i mirë se BDI është mbrojtës i interesave të shqiptarëve dhe se Vleni është figura formale të cilën e lëviz Vmro-ja ashtu si i konvenon.



