
Me riaktivizinim e Klubit të Futbollit K.F. Pirok, u aktivizua edhe shkolla e futbollit, shkollë kjo që tani e 4 vite prodhon lojtarë të cilët do të garantojnë të ardhme të sigurtë të K.F. Pirok.
Shkolla e Futbollit , funksionon në suazat e K.F. Pirok, ky eshte viti i katërt i funksionimit të shkollës së futbollit në suazat e Klubit. Kemi numër të konsiderueshëm të nxënësve që janë pjesë e ekipit, ky numër varësisht prej gjeneratave zmadhohet ose zvogëlohet, mirëpo e rëndësishme është që ne si Klub e kemi krijuar një mundësi që fëmijët jo vetëm të Pirokut por edhe përreth të munden të meren me aktivitete sportive. Gjithashtu, kemi krijuar bashkëpunime edhe me klubet tjera që garojnë në kategori më të larta si K.F. Besa nga Dobridolli, që lojtarët tonë të shkollës, të vazhdojnë edukimin sportiv edhe në kategoritë më të larta ku këto ekipe kanë mundësi të krijojnë ekipe dhe të garojnë, psh. Liga e të rinjëve U18, deklaruan për Top24 nga K.F. Pirok.
KF. Pirok që garon në Ligën Komunale Tetovë, tash më në radhët e saja ka inkuadruar pikërisht lojtarë të rinj që vijn nga Shkolla enFutbollit.
Erijon Abazi, Lorik Ramadani, Miran Fejzullahi, Blendi Haliti, Armin Ruahiti, janë vetëm disa nga emrat që këtë vit i inkuadrojmë në ekipin e parë, kuptohet me minutazh më të vogël por prap se prap janë pjesë e barabartë e ekipit edhe pse i kanë vetëm nga 16 vjet.
Ky proces i inkuadrimit të të rinjëve në procesin stërvitor me ekipit e parë dhe në ndeshjet kontrolluese dhe në garimet oficiale do të vazhdoj edhe në të ardhmen, sepse i gjith fokusi jonë është pikërisht tek lojtarët e rinj, deklaruan nga K.F. Pirok.
Kujtojmë që sezonin e kaluar K.F. Pirok U14, doli nënkampion në Ligën e Futbollit për të Rinj – Rajoni Pollog.






