
Në Komisionin e Ekonomisë, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ka prezantuar disa nga aspektet kyçe të projektligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë”.
Vengu tha se “nga pikëpamja e organizmit, synojmë një zhvillim me faza. Fillimisht integrimin një kompanie me 125 veta, më pas zhvillimin e kësaj force dhe pika e tretë ka të bëjë me dërgimin me misione”.
Kohëzgjatja e shërbimit si rezervist zgjat 14-45 ditë tha Vengu, teksa shtoi se në vitin 2030 synojnë të kenë 2100 forca rezerviste në total.
“Kohëzgjatja e shërbimit si rezervist, 14-45 ditë në vit. Ky është standardi referuar disa vendeve anëtaret të NATO-s. Shtetasit që do i bashkohen do nënshkruajnë kontratën jo më pak se dy vjet, me kontratë rinovimi. Është shërbim vullnetar, jo i detyrueshëm.
FA zotëron një sistem menaxhimi të burimeve njerëzore që do të zgjerohet edhe në shërbimin rezervist.
Në vitin 2030 synojmë të kemi 2100 forca rezerviste në total. Synojmë të kapim standardin ku forcat rezerviste të përbëjnë 20% të forcave aktive.
Përsa i përket kostove. Në vitin 2025 arrin në masën 25.7 mln lekë të reja dhe është e reflektuar në buxhet. Për çdo vit kemi shtesë me 2 kompani më 2026, 3 kompani në 2027 dhe 4 kompani deri në 2030”, tha Vengu.
Duke u ndalur te mosha maksimale për t’u përfshirë në forcën rezerviste është maksimumi 60 vjeç, tha Vengu.
“Për t’u përfshirë në forcën rezerviste, të gjithë shtetasit që nuk janë të dënuar me burg, me vendim të formës së prerë, dhe nuk kanë mbushur moshën 50 vjeç për ushtar të thjeshtë, 55 vjeç për nënoficer dhe 60 vjeç mosha maksimale për oficer”, tha ai.
Ndër të tjera tha se personali që mund të aktivizohet janë ish-ushtarakë të dalë në rezervë dhe ata nuk kanë kryer shërbim ushtarak”.
“Rezervistët do të paguhen njësoj si forcat aktive për aq ditë sa aktivizohen. Kostoja e pagës llogaritet duke shumëzuar pagën mesatare ditore dhe numrin e ditëve të shërbimit.
Forca rezerviste ofron komponent me kosto efektive, fleksibilitet dhe e aftë për t’u mobilizuar me shpejtësi”, tha ministri i Mbrojtjes.




