Takim pune me Këshillin Gjyqësor për gjendjen aktuale dhe për reformat në gjyqësor

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, realizoi takim pune Kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski dhe me anëtarët e Këshillit Gjyqësor, ku u shqyrtuan gjendjet aktuale  në gjyqësor, sfidat  me të cilat  përballet Këshilli Gjyqësor dhe mundësitë për tejkalimin e tyre.

 U bisedua edhe  për reformat aktuale në gjyqësor, për nevojën  e avancimit të kapaciteteve institucionale dhe për qasjen e përbashkët drejt tejkalimit të problemeve të identifikuara.

Gjyqësori efikas dhe  i pavarur  është themeli i sundimit të së drejtës dhe besimit të qytetarëve në institucione. Për këtë arsye, është e domosdoshme të vazhdohet me dialog të hapur institucional  dhe përkushtim në zgjidhje konkrete që do të kontribuojnë për një gjyqësor më cilësor, të pavarur dhe më efikas.