(VIDEO) LSDM kërkon takim liderësh, VMRO premton siguri!

Pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në vend, ku janë ashpërsuar mardhëniet ndëretnike, LSDM opozitare  kërkon urgjentisht takim liderësh,  ndërsa VMRO-DPMNE, thotë se  nuk do të lejojë të cënohet siguria.

Nga LSDM, theksojnë se ngjarjet e ditëve të kaluara, kur ndodhën incidente të rënda, me djegien e flamurit shtetëror, të shtënat me armë dhe cenimin e marrëdhënieve ndëretnike, ka shqetësuar  rëndë qytetarët. Ndërsa  ka goditur  themelet e bashkëjetesës dhe sigurisë.

LSDM

“Kërkohet veprim i përbashkët i të gjithë aktorëve relevantë politikë, që politikanët të tregojnë pjekuri në këto momente dhe bashkërisht të ndihmojnë stabilitetin e shtetit. Qytetarët duhet të shohin imazhin e bashkimit – imazhin e liderëve që janë të gatshëm të ulen në të njëjtën tryezë, të bisedojnë dhe të përballen bashkërisht ndaj  të gjitha sfidave”.

Ndërkaq, nga partia qeveritare VMRO-DPMNE, thonë se ngjarjet e fundit janë  skenari I dyshes LSDM-BDI, të cilët dëshirojnë të krijojnë  krizë artificiale, destabilizim dhe tensione etnike, ndërsa shtojnë se kjo , me kohë është zbuluar dhe shkatëruar.

VMRO-DPMNE

“Veprimet e LSDM-BDI implikojnë manipulimin me simbolikën e flamurit maqedonas. LSDM-BDI po përpiqen që ta defokusojnë opinionin nga veprimet e tyre kontraverze në frikë dhe agoninë nga përballja me drejtësinë. LSDM-BDI duhet ta dijnë se simbolet kombëtare nuk duhet të jenë viktima të lojrave të këtilla”.

Nga VMRO, theksojnë se të gjithë ata që kërcënojnë stabilitetin , do të përballen me pasojat e duhura ligjore dhe do të marrin  përgjigjen e duhur nga institucionet. Samir Mustafa/SHENJA/