Klubi Karatesë FATI nga Tetova drejt sukseseve të reja

Klubi i karatesë Fati nga Tetova, dje (30.11.2024) mori pjesë në Kampionatin shtetëror në Karate për kadet, junior dhe U21. Kampionati shtetëror u mbajtë në palestrën sportive në lagjen Kisellla Vida në Shkup ku edhe morën pjesë të gjitha klubet anëtare në Republiken e Maqedonisë së Veriut.

– Klubi ynë mori pjesë me 6 garues;

Erdona Ziberi +68 kg U21—🥈

Aldin Abazi -55 kg junior —-🥈

Aldina Abazi -48kg juniore—🥈

Isa Elmazi -70 kg kadet——-🥈

Andi Ziberi -76 kg junior ——🥉

Astrit Osmani -76 kg junior /

Normal që nuk ishte ajo që pritej por kemi kualifikimin kryesor Play Off pas dy javësh përsëri në Shkup. Asgjë nuk është e kryme, duhet të korigjohen gjatë kësaj periudhe disa mangësi teknikash- momentesh dhe jam i bindur që do kualifikohemi për Kampionat Europian për kadët junior dhe U21 që do mbahet në shkurt të vitit 2025, tha trajneri Mr.Arlind Huseini.