
Ziadin Sela kryetari i Aleancës për Shqiptarër, sot në Strugë ka takuar qytetarët e vendlindjes së tij me të cilët bashkëbisedoi rreth situatës aktuale politike në vend duke akuzuar qeverinë VLEN-ZNAM-VMRO-DPMNE për hejqe të deklarimit kombëtarë si shqiptarë duke e zëvendësuar ate me ndjesi, shkruan Top24
“E hoqën të drejtën për tu deklaruar përkatësia etnike e jona, e kanë bërë përkatësinë etnike ndjesi. Përkatësia etnike nuk është ndjesi, ne jemi ato që kanë qenë baballarët tanë dhe nënat tona. Ne jemi ata që kanë qenë gjyshërit tanë dhe stërgjyshërit tanë dhe ne nuk jemi ndjesia që dikush mundohet të na imponoj vetëm e vetëm për tna manipuluar mekanizmat mbrojës të cilat janë paraparë me shumë mund gjatë këtyre viteve në kuadër të kushtetutës dhe ligjeve egzistuese këtu në Maqedoninë e Veriut. Ato të cilët janë pjesë në qeveri flasin për situatën se si është dhe kanë vetëm një formulë pse nuk është rregulluar më herët, pse fajin e ka ai ose ky subjekt politik, unë do ta kisha kuptuar këtë qasje politike nga këto aktorë politik në qoftë se do ta regullonin më mirë një çështje dhe thonë po 20vite ju nuk e bëtë dhe ne aritëm ta bëjmë vetëm për dy muaj, tre muaj, katër muaj ose pesë muaj” tha Ziadin Sela.



