LajmeRajon

Ndodh edhe kjo në Kosovë! Policia e kapi një 11-vjeçar duke vozitur Lamborghini

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë Lamborghini në Prizren ,pasi të njëjtën po e drejtonte një 11-vjeçar, ndërsa babai i tij, që ishte prezent në veturë, nuk posedonte dokumente për veturën në vjelë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Me datë 21.11.2024 rreth orës 16:05, gjatë patrullimit patrullat policor në fshatin Zhur kanë has në një automjet pa targa.

Ngasësi i automjetit ishte një i mitur 11 vjeçar, ndërsa më atë si pasagjerë ishte prindi i tij, babai.

Automjetin të cilin drejtonte i mituri ishte i modelit Lamborghini pa tabela të regjistrimit, poseduesi I mjetit nuk ka arritur të prezantoj fizikisht asnjë dokument mbi pronësinë e mjetit.

Nga policët në detyrë prindit të ngasësit I është shqiptuar një gjobë -vendim për kundërvajtje dhe automjeti është konfiskuar , I njëjti është dërguar në stacionin Policor të Prizrenit.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ofruar sigurt si dhe për të mbajtur rend dhe qetësi si dhe rregull në komunikacion.

Related Articles

Back to top button
Close
Close