LajmeRajonTopLajm

“U ftuan specialistët e fushës në trojet shqiptare dhe Arbëri”, pas disa dekadave punë, prezantohet drafti i Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe

Pas një pune 4-vjeçare të ndërmarrë nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë në bashkëpunim me institucionet e kësaj fushe në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut, sot në Tiranë u prezantua drafti i Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe. Ky fjalor është një prej veprave më madhore leksikografike, që pasqyron, ruan dhe hedh në përdorim pasurinë më të madhe leksikore, frazeologjike e semantike të shqipes së sotme. Fjalori është rezultat i disa dekadave punë nga gjuhëtarë, leksikografë dhe studiues të njohur të shqipes. Kjo është faza e parë, e cila do të kalojë për konsultim publik para se fjalori të marrë formën e tij përfundimtare brenda vitit 2025. Si një projekt qeveritar mbarëkombëtar, fjalori do të jetë burim këshillimi, studimi e hartimi për fjalorë të tjerë të tipeve të ndryshme.

Për ta hartuar këtë vepër u ftuan tërë specialistët e fushës në trojet shqiptare dhe Arbëri. Përgjigja dhe gatishmëria e tyre si dhe e qeverisë dhe e kryeministrit, për të na e besuar dhe financuar këtë projekt madhor mundësoi fillimin e punës dhe kryerjen e saj me kompetencë  dhe në kohën e duhur”, tha Skender Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

“Vepra në fazën e parë, në gjendjen e tanishme, ka gjithsej 125 mijë njësi leksikore. 103 mijë tituj mbi 2.5 herë më shumë se fjalori i 1980. Rreth 5 mijë emërtime, të botës materiale dhe jomateriale, mbi tre mijë fjalë të fshehura”, shtoi Valter Memisha, gjuhëtar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close