
Organizata për mbrojtje e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore “Huta” në Tetovë, ka ngritur një nismë për shndërrimin e shtëpisë në Halim Bej Derallës në muze të familjes Deralla. Thonë se deri më tani kanë bërë tre kërkesa për këtë, në Qeveri dhe Ministri të Kulturës, të cilat i kanë drejtuar në Komunën e Tetovës, si kompetente për këtë iniciativë. Duke qenë se tani kërkesa është në Komunë, nga kjo shoqatë i bënë thirrje që të merret parasysh kërkesa për shndërrimin e shtëpisë në muze, pasi siç shtojnë, roli i familjes Deralla në çështjen kombëtare ka qenë kyç
“Më datë 3 tetor 2024 nga Ministria e Kulturës na kumtuan se ministria duke u bazuar në rregulloret dhe procedurat ligjore vlerëson dhe udhëzon se është e nevojshme ta parashtrojmë këtë kërkesë në Komunën e Tetovës. Me kompetenca për një nisme të këtillë, me këtë rast, formimit të muzeut lokal të familjes Deralla i takojnë komunës. Ditën e djeshme kemi dorëzuar komunës së Tetovës të njëjtën kërkesë me shpresë se të merr dhe të bëhet inicimi procedurës për formimin e muzeut e më ç’rast populli shqiptar ta gëzoj muzeun e parë të familjes Deralla”, theksoi Nerim Limani, OJQ “Huta”.



