LajmeMaqedoniTopLajm

Lloga: Para dhjetë vitesh askush se mendonte që RMV të jetë në NATO e lëre më të kemi një nga drejtuesit e saj

Ish ministri i drejtësisë, njëherit nënkryetarë i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar Radmilla Sheqerinskën për zgjedhjen e saj si ndihmës sekretare e përgjithshme e NATO-s, duke kujtuar se para dhjetë vitesh në Maqedoni  askush nuk do ta kishte imagjinuar apo besuar se Maqedonia do të bëhej anëtare e një prej organizatave më të mëdha ushtarake në botë, si NATO, e aq më pak që një bashkëqytetare e jona do të ishte në krye të saj, shkruan Top24

“Para dhjetë vitesh, askush nuk do ta kishte imagjinuar apo besuar se Maqedonia do të bëhej anëtare e një prej organizatave më të mëdha ushtarake në botë, si NATO, e aq më pak që një bashkëqytetare e jona do të ishte në krye të saj. Ky emërim dëshmon se veprimet e drejta dhe strategjike, sado të vështira të jenë për një shtet apo popull, sjellin përfitime dhe rezultate konkrete. Prandaj, edhe veprimi i fundit që i mbetet Maqedonisë së Veriut në lidhje me ndryshimet kushtetuese është guri fundit kilometrik për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.
Urime dhe shumë suksese bashkëqytetares sonë, znj. Shekerinska, në angazhimin e saj të ri në NATO.
Urime Maqedonisë Evropiane!” shkruan ish ministri Lloga.
Urime NATO-s!

Related Articles

Back to top button
Close
Close