
“Normalisht do të ishte 3-0. Nëse jepet ndonjë vendim tjetër, do të ishte e tmerrshme për futbollin. Kjo do të thoshte se nuk ka më rregullore”, ka thënë Lucescu pas ndeshjes me Qipron.
“Një papagall thotë diçka nëpër tribuna, skuadra tërhiqet dhe thotë nuk e di se çfarë. Kjo nuk mund të bëhet pasi ka një kufi – duhet të mbizotërojë loja fer, përgjegjësia e lojtarëve ndaj futbollit, ndaj ekipit kundërshtar, ndaj tifozëve dhe ndaj të gjithëve. Ajo duhet të jetë maksimale”.
“Ndiej pakënaqësi që kam mbushur këtë moshë, 50 vjet aktivitet, dhe i shoh këto gjëra që më shqetësojnë”.



