
Shqipëria vazhdon të jetë brenda objektivit në UEFA Nations League.
Që kombëtarja shqiptare të dali e para në Grupin 1 të Ligës B, pos triumfit të domosdoshëm ndaj Ukrainës, i duhet që dueli ndërmjet Çekisë dhe Gjeorgjisë të mos prodhojë fitues, raporton Klankosova.tv.
Aktualisht çekët janë të parët me 8 pikë, kurse gjeorgjianët dhe Kuq e Zinjtë pas tyre me nga 7 sosh, derisa ukrainasit kanë 5 pikë.
Këta të fundit e humbën përballjen e parë ndaj “shqiponjave” me rezultat 1-2, kurse kundër Gjeorgjisë, skuadra e Sylvinhos e humbi përballjen në Tiranë, por e fitoi në Tbilisi.
Rezultat negativ Shqipëria ka vetëm me Republikën çeke, pasi njërën ndeshje e humbi 2-0, e në tjetrën barazoi pa gola, njofton Klankosova.tv.
Në rastin më të keq për përfaqësuesen shqiptare, humbja eventuale nga Ukraina, do të nënkuptonte rënie nga Liga B, kurse barazimi mund t’ia siguronte pozitën e tretë ose të dytë.
Vendi i tretë potencialisht e lë të hapur mundësinë e një përballje me Kosovën në Play-Off, për qëndrim ose largim nga niveli aktual i garës.
Ndeshjen e tillë “Dardanët” do ta luajnë për ta kërkuar inkuadrimin në Ligën B.



