LajmeMaqedoniTopLajm

Letra e Deharit nuk arriti me kohë te Mickoski, ai shkarkohet nga BD i PK “Mali Sharr”

Letra e drejtorit të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, Ibrahim Deharit si duket nuk ka arritur në kohë tek zyra e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Ibrahimi, i cili është edhe nënkryetar i Degës së BDI Tetovë, është shkarkuar nga Bordi Drejtues i PK “Mali Sharr” para se letra të arrijë te kryeministri.

“PRO” shkarkimit të Deharit votuan 3 anëtarë të Bordit Drejtues, gjersa 2 ishin kundër.

Kujtojmë që gjatë ditës Ibrahimi dërgoi letër publike deri te Mickoski, duke kërkuar që të mbetet drejtor i Parkut Kombëtar, pasi siç tha në letër, “sepse nuk është anëtar i asnjë partie politike”.

I pyetur nga TV21, Ibrahimi deklaroi:

Nuk dua që me çdo kusht të mbetem drejtor! Mickoski të ketë kujdes kënd do ta sjell, ky institucion është themeluar me shumë sakrificë“.

Related Articles

Back to top button
Close
Close