
Në kuadër të Kongresit Botëror Turk të Mjekësisë, ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Taravari, zhvilloi një takim produktiv me ministren e Punëve Civile të Bosnjë dhe Hercegovinës, Dr. Dubravka Boshnjak.
Gjatë takimit u ra dakord që të intensifikohet bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët, me fokus të veçantë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe shkëmbimin e praktikave të mira.
Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në ndërtimin e marrëdhënieve të forta dhe promovimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e shëndetësisë.



