LajmeSport

Fonseca: Madhështia e Milanit është mbresëlënëse, e kuptova sapo mbërrita

I pranishëm në një event për afrimin e 125-vjetorit të Milanit, trajneri i kuqezinjve, Paulo Fonseca, bëri disa deklarata: “Milani është një klub universal. Kur mbërrita këtu ishte e lehtë të kuptoja madhësinë e klubit kuqezi.

Ndoshta për tifozët që janë këtu në Itali është e vështirë ta kuptojnë madhështinë, por unë, duke qenë portugez, që kam punuar në Ukrainë dhe Francë, them se madhësia e Milanit është mbresëlënëse”.

A ka ndonjë faqe në historinë e Milanit, që ju ka prekur veçanërisht?

Gjithmonë e kam ndjekur Milanin, që kur kam qenë i vogël. Është e vështirë të mos kujtosh skuadrën që fitoi Champions League, Milanin e Tassotti, Baresi, Maldini, Rijkaard, Gullit, Van Basten, Costacurta… Më kujtohen shumë mirë ato kohë, Milani e shënjoi futbollin me ata lojtarë të mëdhenj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close