LajmeSport

Lamine Yamal humb ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve

Spanja do të luajë pa Lamine Yamal në ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve.

Talenti i Barcelonës mbrëmë mungoi në ndeshjen kundër Real Sociedad (1-0) për shkak të një lëndimi.

Sipas mjekeve të klubit katalonas, 17-vjeçari ka pësuar një lëndim të vogël në kyçin e këmbës që do ta detyrojë të qëndrojë larg fushës së blertë për 2-3 javë, kështu që Yamal do të mungojë në ndeshjet e Spanjës.

“Pasi shërbimet mjekësore të kombëtares spanjolle kanë analizuar raportin e dërguar nga Barcelona, ​​Lamine Yamal do të mungojë në ndeshjet e radhës të kombëtares për shkak të lëndimit”, thuhet në njoftimin e Federatës spanjolle të futbollit.

Spanja do të luajë kundër Danimarkës në Kopenhagen (e premte 15) dhe kundër Zvicrës në Tenerife (e hënë 18).

Related Articles

Back to top button
Close
Close