LajmeMaqedoni

Pesë shtetet që sollën më së shumti turistë në Maqedoninë e Veriut

Numri i turistëve të huaj ka shënuar rritje në krahasim me vitin e kaluar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa numri i turistëve vendor ka shënuar ulje.

“Në periudhën janar – shtator 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 8.3 %, edhe atë: te turistët vendor ka rënie për 1.2 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 14.2 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në muajin shtator janë regjistruar gjithsej 134 829 turistë, apo 8 përqind më shumë në krahasim me vitin e kaluar, ashtu që 101 664 e turistëve janë të huaj.

Më shumë turistë në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit shtatorë kanë ardhur prej Turqisë (34 844), Serbisë (8 155), Gjermanisë (5 607), Polonisë (4 717), Holanda (3 594), etj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close