LajmeMaqedoni

Këtë vit akademik s’do ketë libra për gjuhë të huaja – Ministrja e Arsimit thotë se do të sigurohen në shtator 2025

Kanë mbetur edhe një muaj e gjysmë deri në përfundim të gjysmëvjetorit të parë shkollorë, ndërsa librat e gjuhëve ende nuk janë siguruar për nxënësit. Madje këta libra nuk do të sigurohen as në gjysmëvjetorin e dytë, pasi siç tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, thirrja për furnizim do të bëhet në janar 2025, ndërsa librat do të arrijnë në shtator.

Naser Miftari, profesor në shkollën e mesme “Zef Lush Marku”, u shpreh se tekstet shkollore mbeten burimi kryesor për nxënësit që të mësojnë, mirëpo thekson se zgjidhjen e gjejnë përmes teknologjisë.

Ndryshe nga mungesa e librave, prindërit detyrohen që fëmijëve t’ua fotokopjojnë librat, të cilat kushtojnë rreth 400 denarë, ndërsa metoda tjetër alternative mbetet që të mësojnë online.

Related Articles

Back to top button
Close
Close