LajmeMaqedoniTopLajm

Për shkak të popullsisë jo rezidente komunat do të mbeten me më pak këshilltarë, shkurtohen edhe dotacionet

“Kjo është çmenduri”.

Kështu ministri nga radhët e VLEN-it, Arben Taravari i komentoi kritikat e opozitës që kanë të bëjnë me vendimin e qeverisë që do të mundësojë që të ulet numri i këshilltarëve në pjesë të komunave. Por do të ulen edhe financat për komunat që i marrin nga pushteti qendror. I pari që reagoi ishte kryetari i Sarajit, Ilas Veseli.

Por siç shton Veseli, fakti se nuk do të numërohen mërgimtarët në popullsinë e përgjithshme të komunës, do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejt në mjetet që i ndan pushteti qendror si dotacione të ndryshme. Ai sqaron se shuma e parave do të llogaritet për kokë banori.

Për këtë situatë, ministri Taravari mendon se fajin e ka BDI për shkak se vendimi i fundit i qeverisë bazohet në regjistrimin e fundit të popullsisë.

Vendimi që në regjistrimin e fundit, popullsia të llogaritet si rezidente dhe jo rezidente ishte arsyeja që deputeti Skender Rexhepi të dorëzojë iniciativë deri te gjykata kushtetuese. Sipas Rexhepit, të gjithë qytetarët e shtetit janë të barabartë para ligjeve dhe në mënyrë të barabartë duhet t’i shfrytëzojnë të drejtat pa dallim nëse për momentin janë jashtë vendit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close