
Nuk kam çfarë të shtoj më shumë nga ajo që folësit paraprak e thanë. Do e shfrytëzoj rastin të falënderoj kryesinë e KDP-së këtu për pritjen.
Dëgjuat edhe vetë se nga këtu eksportohet në 9 tregje. Dëshiroj të falënderoj deputetët e Prilepit që vijnë nga Kuvendi maqedonas, të cilët luftojnë gjithmonë dhe prioritet i kanë prodhuesit e duhanit nga ky rajon, Ministrinë e Bujqësisë dhe ministrit nënkuptohet i cili po ashtu i ka si prioritet kryesor prodhuesit e duhanit si dhe të gjithë bujqit.
Është bërë shumë dhe është arritur shumë në këto vite, gjendja është konsoliduar, të punojmë të gjithë së bashku për zhvillim, ky është prioriteti ynë.



