
Për herë të parë në vendin tonë, filloi terapia për sëmundjen e rrallë “Fabri”. Nikolla Gjeorgjievski, drejtor i Klinikës për Nefrologji tha se në terapi janë përfshirë dy pacientë të moshës 45 dhe 46 vjeç, ndërsa njoftoi se të diagnostikuar janë 7 persona. Ai sqaron se kjo është sëmundje gjenetike dhe se duhet të trajtohet sa më herët tek pacientët, në mënyrë që trajtimi të jetë më i lehtë dhe më pak i kushtueshëm.
Sashko Kllekovski, drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, thotë se financimi për trajtimin e sëmundjeve të rralla bëhet nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, në bashkëpunim me Fondin për Sigurim Shëndetësor.
Kryetari i Komisionit për Sëmundje të rralla Zllatko Stojanovski, shpreson që do të kenë sukses të përballen me të gjitha sfidat në lidhje me sëmundjet e rralla.
Ndryshe, me sëmundjen “Fabri” janë diagnostikuar persona edhe në Bullgari, Serbi, Greqi, Kroaci e Slloveni. Ende nuk ka pacient të diagnostikuar në Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë.



