
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin etij ka shprehur ngushëllimet familjes Hani për ndarjen nga jeta të veprimtarit Tahir Hani, shkruan Top24
Tahir Hani që nga rinia e deri në frymën e fundit nuk u ndal së punuari për çështjen kombëtare dhe të avancimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.
Ngushëllime të sinqerta familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve.
Prehu në paqe baci Tahir!



