
Shëndrit Zaimi është anëtar i ri i familjes së klubit K.F Pirok ka sjellu risi në këtë klub.
“Shëndriti është lojtar me eksperiencë gjë që na nevojitet në ekipin tonë. Aftësitë e tija në repartin e sulmin dhe aftësitë e kontrollit të lojës do të na shërbejnë për përmisimin e lojës dhe për tu bërë sa më konkurent në gara” tha Admir Shabani nga kf.Pirok.
Ndryshe Shëndriti është lojtar edhe me eksperiencë ndërkombëtare, duke qenë pjesë e disa ekipeve në Zvicër, Austri dhe Gjermani.
Ai është një 32 vjeçar.
Pozicioni: AM, SS, CF
Shëndriti ka luajtur në Ekipet:
FK Ljuboten 🇲🇰, FK Teteks 🇲🇰, SC Freiburg II 🇩🇪, KF Shkëndija 🇲🇰, SV Absdirf 🇦🇹, AS Calcio 🇨🇭, KF Rufeja 🇲🇰, KF Shemshova 🇲🇰, KF Vrapçishte 🇲🇰, KF Banisa Trabzon Sport🇲🇰 dhe KF ES 🇲🇰
Shëndrit Zaimi është profesor i edukatës fizike dhe njohës shumë i mirë i sportit në përgjithësi, profesion të cilini e ushtron me shumë përgjegjësi dhe dashuri duke sjellur një epokë të re të frymës sportive të KF.Pirok.




