LajmeMaqedoniShowbiz

Jehona Shaqiri përvesh mangët: Pastërtia publike përgjegjësi për të gjithë

Jemi mësuar ti shohim në ekranet televizive por asnjëher në aksione qytetare VIP-at e skenës. Por Jehona Shaqiri këngëtarja nga Prishtina që jeton dhe vepron në Tetovë këtë të mërkure kishte përveshur krahët për të pastruar Bllokun ku jeton, shkruan Top24

“Kjo nuk është asgjë, thjeshtë pastërtia publike është përgjegjësi për të gjithë. Unë thjesht ndjehem mirë që po jap kontributin tim për rrethin ku jetoj dhe kjo iniciativë e imja do të përfshij edhe fëmij të lagjes sepse së bashku mundemi për një ambient më të pastër” tha Shaqiri.

Krahas Jehona Shaqirit së bashku në aksion ishin edhe shumë fëmij të lagjes të cilët me shumë dëshirë ndihmonin. Mesazhi që po jep kjo këngëtare është më i madh se aksioni i ndërmarë pasi jeta dhe veprimtaria jonë lidhet ngusht edhe me rrethin ku jetojmë dhe kështu duhet të jemi shembull për rrethin.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close