
Кryetari i Lëvizjes Demokratike njëherit ministër dhe zv.kryeministër, Izet Mexhiti ka uruar Presidentin e rizgjedhur të SHBA, Donald Trump, shkruan Top24
“Urime të sinqerta presidentit Donald Trump për rizgjedhjen e tij! ShBA-ja mbetet aleati më i madh i vendit tonë. Si zëvendëskryeministër i parë i Maqedonisë së Veriut, shpreh gatishmërinë tonë të plotë për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet strategjike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara. Besojmë se nëpërmjet bashkëpunimit tonë të ngushtë, do të avancojmë përparimin ekonomik dhe sigurinë për vendin tonë!”



