
Rusia ka dërguar në orbitë 55 satelitë, përfshirë dy satelitë iranianë, teksa Moska dhe Teherani po vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin.
Raketa Soyuz, që u nis nga Lindja e Largët e Rusisë, barti këto satelitë, tha agjencia hapësinore ruse, Roscosmos.
Roscosmos tha se “ky është numër rekord i satelitëve rusë që janë dërguar njëkohësisht në orbitë”.
Teherani tha se është hera e parë që Rusia ka dërguar në orbitë satelitë të prodhuara nga kompani private të Iranit.
Dy shtetet kanë thelluar raportet politike, ekonomike dhe ushtarake, teksa Rusia po vazhdon luftën e saj kundër Ukrainës. Thellimi i bashkëpunimit mes Moskës dhe Teheranit ka rritur shqetësimet në Perëndim./REL



