LajmeMaqedoni

Deri në 1360 denarë kursime nga shporta e vjeshtës

Deri në 1.360 denarë kursime për familje u mundësuan nga shporta e vjeshtës. Masa u zbatua me sukses dhe dha rezultatet e pritura, tha dje ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.

 

“Pres prej nëntorit ulje të mëtutjeshme të çmimeve sepse ka filluar aplikimi i Ligjit për praktikat tregtare. Shporta e vjeshtës nga dje nuk është më në fuqi, por nëse do të ketë rritje të çmimeve do të merren masa më rigoroze”, theksoi ministri. Sipas tij, me shportën e vjeshtës është parandaluar rritja e madhe e çmimeve. Durmishi ka paralajmëruar shportë për Krishtlindje në fund të vitit, ndërsa pastaj, tha, do të ketë edhe për Ramazan, Pashkë… Shportat do t’i referohen produkteve të ndryshme varësisht nga nevojat e qytetarëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close