Ministria e kulturës dhe Turizmit në Maqedoninë e Veriut për këtë vit ka planifikuar që afati i aplikimit për finansimin e projekteve me interes kombëtarë për kulturën për vitin 2025 do të zgjasë deri më 31.10.2024 në orën 15:, shkruan Top24
Por edhe pse aplikimi si në vitet e kaluara bëhet përmes platformës nacionale (E-uslugi) gjatë aplikimit shoqatat dhe personat fizik janë ballafaquar me probleme teknike ku sipas tyre Ministria nuk i ka ndarë sipas prioriteteve dhe njësive se ku do të aplikojnë por në pjesën e dokumentacioneve pothuajse 99% e dokumentacionit është i njejtë duke pamundësuar kështu dorëzimin e dokumentacionit pasi janë të përfshira pika që skanë të bëjnë me veprimtarinë ku aplikojnë personat juridik dhe fizik.
Deri më tani nga ministria e kulturës nuk ka pasur ndonjë reagim për të bërë ndërhyrje softverike duke lënë kështu që shumë shoqata dhe persona fizik të mos mund të kompletojnë dokumentacionet e nevojshme për shkak të paqartësisë.



