LajmeMaqedoniTopLajm

Osama Muadini : I bëni të fala Maksit dhe i thoni se për 4 vite sa isha këshilltarë komunal, përball ka pasur një “terrorist” si unë, epitet për të cilin krenohem!

Gjatë studimeve postdiplomike të Sigurisë, në lëndën Siguria Kombëtare, profesor kishim një ish gjeneral të Policisë, pjesmarrës në Luftën e 2001 ( të cilit nuk do ja përmend emrin).
Në temën Terrorizmi, edhe ai thotë se UÇK ishte “organizatë terroriste” dhe ushtarët e saj “terrorist”?!
Në këtë rast si kundërpërgjigje i them: “Nëse është ashtu, atëherë përball jush keni ushtarin që deri dje jemi shikuar në tytën e pushkës, ndërsa sot, ju jeni profesori e unë studenti. A jam unë terrorist?”
Profesori, i zënë ngushtë, erdhi pranë meje më vuri krahun mbi supe, më shikoi në sy dhe heshti. Nga ajo ditë asnjëherë nuk e hapi atë temë më dhe unë isha më i respektuar tek ai.
P.S
I bëni të fala Maksit dhe i thoni se për 4 vite sa isha këshilltarë komunal, përball ka pasur një “terrorist” si unë, epitet për të cilin krenohem!

Related Articles

Back to top button
Close
Close