LajmeMaqedoni

Autobusët e përdorur të Beogradit për Qytetin e Shkupit, Gjorgjievski: Është dështim që ballafaqohemi me lëmoshë, por hap i mirë

Kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski e vlerësoi si të mirë lëvizjen e Beogradit që sipas paralajmërimeve, do t’i dhurojë autobusët e përdorur “Solaris” qytetit të Shkupit dhe qyteteve të tjera në Maqedoninë e Veriut. Gjorgjievski thotë se nga ana tjetër, kjo tregon qasjen joserioze dhe paaftësinë e kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, për t’u përballur me sfidat.

“Dështim është për ne, si Shkup, si metropol të ballafaqohemi të pranojmë, ja lëmoshë, në kushte kur kryetarja e qytetit nuk mund ta rregullojë atë problem. Është hap i mirë i qytetit të Beogradit dhe kryetarit të atjeshëm që ja dëshiron të zgjasë dorën, kur e sheh që ne jemi në kaos…është Qyteti i Shkupit”, theksoi Gjorgjievski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close