
Pikëpyetje të shumta ka ngritur në Gjermani fakti që ekonomia globale të rritet pak më shumë se tre për qind këtë vit dhe vitin e ardhshëm, por vendi i konsideruar si motori ekonomik i Europës, vetë do të vazhdojë të mbetet në recesion.
Në vitin e ardhshëm, prodhimi ekonomik gjerman do të rritet me vetëm 0,8 për qind, që është 0,5 pikë përqindjeje më pak se sa ishte parashikuar në korrik, sipas të dhënave nga parashikimi i fundit i FMN-së.
Për vitin aktual 2024, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon madje për Gjermanin rritjen më të dobët mes vendeve kryesore industriale të G7. Aq të zymta janë projeksionet e institucionit të rëndësishëm, sa sipas tyre, Gjermania duhet të jetë në fund vitin e ardhshëm diku në një nivel me Italinë.
Në përgjithësi sakaq, edhe pse perspektiva e FMN-së për ekonominë globale është disi më e mirë – ajo sërish nuk është tepër e mirë. Pritet një rritje prej 3,2 për qind si këtë vit ashtu edhe vitin e ardhshëm. FMN-ja e quan parashikimin global “të qëndrueshëm, por jo shumë të madh” dhe paralajmëron për pasiguri dhe rreziqe.



