
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka pritur në takim një delegacion nga Bashkimi Evropian ku diskutuan për projektin “ Zgjedhje Digjitale Inovative”, i cili ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve komunale përmes sistemit GIS në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut. Bashkë me z. Enzo Damiani, Menaxher i Programit të BE-së për Komunat, dhe z. Klaus Richter, Udhëheqës Teknik i EU4M folën për procesin e digjitalizimit dhe përmirësimin e shërbimeve administrative, shkruan Top24



