
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ndaj partisë së saj, Lëvizjes Vetëvendosje po bëhet luftë hibride.
Këtë Haxhiu e tha gjatë deklarimit të saj për rrjedhjen e bisedave të pretenduara të koordinatores së VV-së, Dejona Mihali, me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, të publikuara nga portali “Nacionale”.
“Qëndrimi ynë tashmë është bërë publik, kjo është luftë hibride që po i bëhet LVV-së. Dejona është bashkëpunëtore e jona një aktiviste e hershme e Lëvizjes Vetëvendosje të cilën unë e çmoj shumë”, tha Haxhiu.



