LajmeRajon

Kuvendi jofunksional – bojkotohet nga mazhoranca

Dy seanca të jashtëzakonshme të thirrura nga opozita u bojkotuan nga shumica parlamentare brenda pak ditësh, madje edhe nga vetë kryetari i Kuvendi, Glauk Konjufca, Një tjetër është paralajëmruar gjatë ditës së mërkurë, por LVV ka thënë se do të bojkotojë secilën nismë të opozitës dhe rrjedhimisht mund të ndodh që edhe kjo seancë e thirrur nga PDK të bojkotohet.

Monitorues të punës së Kuvendit, vlerësojnë se bojkoti i seancave nga ana  pushtetit është i papranueshëm. Në institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se mospjesëmarrja e deputetëve të mazhorancës në seancat e jashtëzakonshme është shkelje kushtetuese derisa theksojnë se roli i kryeparlamentarit do të duhej të ishte i njëjtë si për pushtetin ashtu edhe për opozitën.

“IKD e sheh problematike mungesën e shumicës  parlamentar në senaca te jashtëzakonshme kur ato thirren nga një e treta e deputetëve …duhet t’i  përgjigjen rolit përfaqësues qe kane si deputet. Deputet duhet më pas pjesëmarrje në seancë kur thirren nga 1/3 e deputetë kuvendit  është shkelej kushteuese, bëjnë shkelje te ligjit etikes…. Mospjesëmarrja e tyre lë të nënkuptojë se dyshimet e opozitës për cështejt e caktuara janë të vvërteta. Mungesa e drejtimit te seancës nga kryeparlamnetari është tjetër cështje  që tregon mungesën e vullnetit të tij politik. Kjo le te nënkuptojë se edhe ai ëshët bërë pjesë e strategjisë së grupit nga vjen gj ëqë s’do të duhej. Do duhej ta luante rolin kushtetues te njëjtë  si per opozitën si për pozitën”, tha ai.

Instituti Demokratik të Kosovës ndërkaq vlerëson se Kuvendi aktualisht është jofunksional për shkak të bojkotit të seancave herë nga pushteti e herë nga opozita. Sipas KDI-së, bojkoti i seancave edhe nga kryeparlamentari është e papranueshme.

“Seancat herë po bojkotohen nga ana e pushteti herë nga opozita tani kemi totalisht një Kuvend jofunksional pasi ka disa javë që s’po arrihet të mbahen seancat. S’është  pozitive sidomos tani  kemi vetë kryetarin e Kuvendit që s’po merr pjesë në dy senaca të jashtëkzoanhme të thirrura  nga opozita  duhet kUPtuar që Kuvendi është institucion që ka qendër debatin dhe ai s’mund te pamundësohet sidomos nga partia në pushtet pasi që ata kanë përgjegjësi më të madhe për të garantuar funksionim normal të kuvend it dhe s’duhet te përsëriten seanca të tilla kur në seance mungon vetë kryetari i kuvendit bojkoti po përdore si mjet për te bllokuar njeri-tjetrën”, tha Haxholli për rtv21.

Seanca e jashtëzakonshme për komunikimet e shefes  së Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Mimoza Kusari me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, të akuzuarin për terrorizëm  Millan Radoiciqin si dhe ajo për furnizimin me ushqim të ushtarëve të FSK-së u bojkotuan nga pushteti gjatë ditëve të fundit.

E kjo praktikë e bojkotit nga pushteti do të vazhdojë edhe më tutje ndaj çfarëdo nisme të opozitës derisa sic kanë thënë deputetë të Vetëvendosjes opozita të reflektojë, pasi sipas tyre ajo po shantazhon dhe ushtron presion mbi partinë në pushtet për shkarkimin e Mimoza Kusari Lilës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close